Krasniqi bisedoi për projekte të përbashkëta me menaxherin e BB-së, Massimiliano Paolucci

Prishtinë | 11 Dhj 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Rekomandimet e Bankës Botërore (BB) për ndryshimin e Ligjit për inspektime, udhëzimet administrative lidhur me këtë fushë, dhe projektet tjera të përbashkëta ndërmjet Bankës Botërore dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ishin tema të takimit virtual, që zhvilloi ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi me menaxherin e kësaj banke, Massimiliano Paolucci.

Ministri Krasniqi e njoftoi për punën që është bërë për ndryshimin e Ligjit për reformën në inspektim, duke u ndryshuar tashmë dy udhëzime administrative, të cilët tashmë janë në fuqi, si dhe për punën që është duke u bërë në realizimin e rekomandimeve të tjera.

Me këto udhëzime administrative, sipas ministrit, janë trajtuar dhëniet e licencave, që janë shumë të rëndësishme për bizneset, si dhe ndryshimet që do të bëhen në eliminimin e shumë proceseve burokratike.

Ministri Krasniqi ka theksuar se në pjesën e dytë të këtij viti do ta kemi të gatshëm projektligjin për reforma në inspektorat, ku pastaj do ta përcillet në Kuvendin e Kosovës për miratim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme