Krasniqi dhe ambasadori gjerman zotohen për mbështetje bizneseve të dëmtuara nga pandemia

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 10:55 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorg Rohde, vizituan  fabrikën e prodhimit të profileve të metaleve “Art Aluminiumi” në Fushë Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ministri Krasniqi tha se vizituan një kompani që ka pasur suksese të mëdha. Ai tha se së bashku me ambasadorin u zotuan se do t’i përkrahin bizneset e dëmtuara nga pandemia.

“Sot nën shoqërimin e ambasadorit ishim ne vizitë tek një subjekt ekonomik që ka arrit suksese të mëdha. Nga këtu ne pamë një zhvillim të hovshëm të këtij biznesi. Ne me ambasadorin u zotuam se do ti mbështesim bizneset e dëmtuara nga pandemia”

Krasniqi dhe Rohde do të vizitojnë edhe një kopanit tjetër nga Kosova që eksporton produkte në Gjermani, e cila ndodhet në Ferizaj.

Ambasadori gjerman, tha se do të vazhdojnë mbështetjen për eksport në Gjermani dhe vende tjera.

“Ta kemi parasysh se këto kompani janë baza e ekonomisë formalë te asaj kosovare. Përmes vizitës sonë ne dëshmojmë se jemi të gatshëm te mbështesim eksportin drejtë Gjermanisë dhe vendeve tjera.  Vizita ishte mbresëlënëse. Shpresoj që kjo kompani që paska 40 punëtorë vitin e ardhshëm kur të vij zotëri Muja t’i ketë 60 punë”, tha ai.

Ndërsa pronari i kompanisë tha se kjo vizitë i jep kurajo atyre për të vazhduar me punë edhe më të madhe.

” Ky takim neve na bënë të guximshëm me vazhduar projektet dhe ëndrrat tona për të ardhmen” tha ai.

Të ngjashme