Krasniqi kërkon mbështetjen e UNDP-së për punësimin e 500 të diplomuarve nëpër ndërmarrje private

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka zhvilluar një takim virtual me përfaqësues të UNDP-së në Kosovë nga të cilët ka kërkuar mbështetje në projektet për ndihmë bizneseve duke ua prezantuar një projekt konkret që përfshinë angazhimin e 600 të të diplomuarve nëpër biznese.

Për realizimin e këtij projekti, Krasniqi ka thënë se do të kërkojë mbështetje edhe nga organizata të tjerë ndërkombëtarë e që bashkërisht ta realizojnë.

“Përfaqësuesit e UNDP-së potencuan se mbështetja për aftësi dhe shkathtësi profesionale nuk ka munguar asnjëherë nga UNDP-ja”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Shënimi i plotë i Krasniqit:

Zhvillova sot një takim virtual me përfaqësues të UNDP-së në Kosovë me të cilët kam diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit.

Ata i informova për vështirësitë me të cilat po ballafaqohet Kosova e në veçanti bizneset në këtë kohë pandemie.

Kërkova nga UNDP-ja mbështetje në projektet për ndihmë bizneseve duke ua prezantuar një projekt konkret që përfshinë angazhimin e 600 të të diplomuarve nëpër biznese.

Për realizimin e këtij projekti do të kërkojë mbështetje edhe nga organizata të tjerë ndërkombëtarë e që bashkërisht ta realizojnë.

Përfaqësuesit e UNDP-së potencuan se mbështetja për aftësi dhe shkathtësi profesionale nuk ka munguar asnjëherë nga UNDP-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme