Krasniqi: MTI ka mbështetur 32 biznese të udhëhequra nga gratë

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 14:24 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri Vesel Krasniqi tha se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka mbështetur 32 biznese të grave, raporton Ekonomia Online.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëfinancimit në lidhje me “Thirrjen publike për subvencionim të NMVM-ve me pronësi të grave ndërmarrëse”, Krasniqi tha se në ministrin ku ai drejton ka pasur rritje të numrit të punësimit të grave.

Tutje ai tha se gratë ndërmarrëse në vazhdimësi kanë dëshmuar se dinë të menaxhojnë jo vetëm me familjet e tyre, por dinë të bëjnë edhe biznes, si dhe të administrojnë me institucionet publike.

“Ky event mbahet në këtë pjesë të fundvitit dhe kërkon në fushatën të mbështetur nga insitucionet publike. Sa i përket barazisë gjinorë në ministri vit pas viti ka filluar rritja e punësimit edhe për gjininë femërore. Sot në këtë ministri kemi emra udhëheqëse të agjensioneve dhe departamenteve ku me të cilat kanë ngritur përformancën e ministrisë 41% janë të gjinisë femërore. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve ministria ka mbështetur 32 biznese në udhëheqjen e grave ku 140 femra do të punësohen. Ne kemi kërkuar ta rrisim këtë mbështetje dhe ta mbështesim gjininë femërore. Për shkaqe të pandemisë jemi në numër më të vogël por për ta shënuar këtë dit 16 ditët e aktivizimit kemi ftuar gratë për të nënshkruar këtë grant”, tha Krasniqi.

Ministri Krasniqi potencoi po ashtu se në buxhetin e vitit 2021 është paraparë rritja e buxhetit sa i përket subvencioneve për gratë ndërmarrëse, derisa kanë kërkuar mbështetje edhe më të madhe nga Banka Botërore për këtë qëllim.

Në këtë ceremoni ishin prezente edhe 4 kompani përfituese për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit: Flatra Bajgora B.I., Vigani SH.P.K, Arizona Spahiu B.I. dhe GeoMetri SH.P.K.

Të ngjashme