Krasniqi: Nuk do të lejojmë blerjen e IPKO-s nga Serbia

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 13:09 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë sot se iniciativa e Telekomit të Serbisë për blerjen e operatorit të telefonisë mobile IPKO në Kosovë përbën kërcënimin më të madh të sigurisë që po i kanoset Kosovës që nga paslufta, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, ku të pranishëm ishin zyrtatët e Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), Krasniqi ka thënë se ky institucion që është në varësi të Kuvendit nuk ka bërë asnjë hap deri tani për ta parandaluar shitjen e IPKO-s tek kompania shtetërore e Serbisë.

“A keni dëshmi që keni marr një iniciativë si ARKEP për me e parandalu dhe me u interesu në lidhje me kërcënimet më direkte që ballafaqohet Kosova prej pas lufte? Krejt çka keni folur deri tash po doni me tregu që ARKEP është një institucion që nuk mundet me bë asgjë”.

“Nuk ka shancë Telekomi i Serbisë me e ble IPKO-n në Kosovë. Po ashtu, edhe Telekomi i Sllovenisë e din këtë gjë. Edhe hiq mos me pas ARKEP kjo nuk do të ndodhë”, tha Krasniqi.

Deputeti Memli Krasniqi tha se Grupi Parlamentar i PDK është kategorikisht kundër kësaj mundësie të shitjes dhe nuk do të lejoj që të kërcënohet siguria kombëtare dhe sovraniteti i shtetit.

Të ngjashme