Krasniqi premton mbështetje të pa rezervë për gratë ndërmarrëse

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në një takim njoftues përfaqësueset e organizatës EcoKosWomen nga Prishtina, të kryesuar nga drejtoresha Magbule Hyseni.

Në takim u diskutua për planet e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe kësaj organizate për vitin 2020-2021 në mbështetje të grave ndërmarrëse të Kosovës.

Ministri Krasniqi i njoftoi përfaqësueset e kësaj organizate se në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, të hartuar nga Qeveria e Kosovës, është paraparë ndarja e 400 mijë eurove si mbështetje për gratë ndërmarrëse.

Gjithashtu, ministri Krasniqi theksoi se mbështetja e grave ndërmarrëse do të kategorizohet në tri nivele varësisht nga numri i punëtorëve, që ato kanë të punësuar apo do të punësojnë në të ardhmen.

Në takim u diskutua edhe kërkesa e organizatës EcoKosWomen për ulje të TVSH-së në mjete higjienike të dedikuara për gratë.

Lidhur me këtë, ministri Krasniqi iu sugjeroi që këtë çështje ta adresojnë në Ministrinë e Financave, Zyrën e Kryeministrit dhe në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme