Krasniqi priti në takim ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie-Christine Butel, me të cilën kanë diskutuar për tema të ndryshme, që lidhen me ekonominë dhe investimet në Kosovë.

Ministri Krasniqi bëri të ditur se kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe për mundësitë e investimeve që ofron Kosova për investitorët strategjikë. Ai, gjithashtu e ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme, që Franca i ka dhënë Kosovës në periudha të ndryshme kohore.

Po ashtu, në takim është biseduar edhe për emërtimin gjeografik të origjinës së produkteve, konkretisht të djathit.

Të ngjashme