Krasniqi viziton pikën kufitare në Jarinjë: Do ta luftojmë informalitetin dhe krimin e organizuar

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka vizituar pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, ku ka parë nga afër qarkullimin e mallrave dhe qytetarëve në atë pjesë të vendit.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do ta luftojnë informalitetin dhe krimin e organizuar në gjithë territorin e vendit.

Postimi i plotë i tij:

Vizitova sot pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë për të parë nga afër qarkullimin e mallrave dhe qytetarëve në atë pjesë të vendit.

Aty takova oficerë të Policisë së Kosovës dhe Doganës të cilët më informuan për funksionimin e kësaj pike. 

Përgëzova doganierët dhe policët për përkushtim dhe punën profesional të tyre. 

Theksova se do ta luftojmë informalitetin dhe krimin e organizuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Nga aty bashkë me inspektorë ndaluam në një pikë karburanti ku inspektorët morën mostrat e naftës dhe benzinës për t’i kryer analizat me qëllim që të vërtetohet nëse përmbajtja është në përputhje me standardet dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme