Kredimarrja në Kosovë shënon ngritje të mëtejme në Raportin “Doing Business 2019”

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Banka Botërore ka publikuar raportin e të bërit biznes (Doing Business) për vitin 2019.

Ky raport ka nxjerr si indikatorin më pozitiv për ambientin e të bërit biznes në Kosovë treguesin e kredimarrjes, duke e pozicionuar Kosovën në vendin e 12-të në botë për këtë tregues. Ky pozicion e radhit Kosovën para vendeve të rajonit dhe një pjese të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ngritja e mëtejme e pozicionimit të Kosovës në këtë tregues vjen pas lehtësimeve të shumta që janë bërë rreth qasjes në financa, të cilat po shprehen me rritje të shkallës së ndërmjetësimit financiar.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e mirëpret këtë vlerësim nga Banka Botërore dhe shpreh përkushtimin për të vazhduar masat, që sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm të sistemit financiar të Kosovës dhe përmirësim të mëtejmë të qasjes në financa.

Për më shumë detaje vegëza në vijim:

http://www.doingbusiness.org/en/data/exploreeconomies/kosovo#DB_gc

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme