Kreditë me probleme në Eurozonë

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 10:02 | Nga

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, tha se bankat e Eurozonës duhet të ulin stokun e kredive të këqija më tej, në mënyrë që të nxitet huamarrja dhe të përmirësohet përfitueshmëria.

Kjo sipas tij, do t’i bëjë institucionet që të jenë më të tërhjekura ndaj blerësve.

“Bankat me nivele të larta të aktiveve të këqija të trashëguara nga kriza financiare, kanë hasur vështirësi në rritjen e huadhënies ndërkohë që aftësia e tyre për të shtuar kapitalin është limituar. Paralelisht, përfitueshmëria e ulët dhe pasiguria në lidhje me vlerësimin e këtyre aktiveve të vjetërsuara, ka reduktuar mundësitë e blerjeve dhe shkrirjeve përtej kufijve”, tha Mario Draghi.

Ulja e stokut të kredive jo-performuese ka qenë një nga prioritetet kryesore të Bankës Qendrore Europiane.

Kreditë me probleme kanë rënë me thuajse 30% nga kulmi prej 1 trilionë euro, megjithatë niveli qëndron shumë më i lartë krahasuar me Shtetet e Bashkuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme