Krejt çka duhet të dini rreth procedurave për tërheqjen e 10% nga Trusti

Prishtinë | 11 Dhj 2020 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot në ora 15:00 do të hapet sistemi për të aplikuar për Fondin e Kursimeve – Trust.

“Të premten në ora 15:00 pasdite hapet sistemi për te aplikuar për këto kursime”, ka njoftuar Hoti.

Në anën tjetër, zëvendës Kovernatori i Bankës Qëndrore, Sokol Havolli, tha se aplikimi për Fondin e Kursimeve është i lehtë.

“Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Në momentin e aplikimit, numri personal dhe xhirollogaria duhet të jenë të sakta”, tha Havolli.

Aplikimi mund të bëhet nga sot duke klikuar në këtë link.

Qytetarët e Kosovës do të mund të aplikojnë për marrjen e 10% të trustit pensional.

Në Gazetën Zyrtare të Kuvendi të Kosovës është bërë publike Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme