Kreu i Gastronomëve porosi Kurtit: Shpresojme që lajmet mos t’i marrim vesh nëpërmjet medieve

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 23:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i ka dërguar një porosi qeverisë së re nën udhëheqjen e Albin Kurtit.

Kllokoqi tha se qevera e re e ka marrë shtetin në dorë në situatën më të rëndë të shëndetit publik dhe të ekonomisë.

Ai tha se nuk duan t’i ngarkojnë me zhurma e protesta por shprehu dëshirën që lajmet për masat e reja të bëhen në bashkëpunim me të, e jo t’i marrin vesh përmes mediave.

“Si Kryetar i Shoqates se Gastronomëve te Kosoves, Kryeministrit dhe Qeverise se re i uroj suksese dhe pune te mbare.

Qeveria e re e ka marre shtetin ne dore ne situaten me te rende te shendetit publik dhe ekonomise.

Ne nuk duam ta kapim per fyt qysh ne ditet e para, me presion, zhurme, protesta.

Ne thjeshte kerkojme nga ta bashkepunim, qe te dalim nga kjo krize e perbashket qe po kalojme.

Po shpresojme qe lajmet mos t’i marrim vesh nepermjet mediave, po ashtu siç na eshte premtuar nga vete subjekti qe tanime ka filluar qeverisjen, qe te ulemi se bashku, te bisedojme, dhe vendosim per te ardhmen.

Vetem bashkarisht mund te kalojme krizat e shendetit publik dhe shendetit ekonomik!”, shkroi ai.

Të ngjashme