KRU ”Gjakova”, merr vendim për shkyqjen nga rrjeti i shërbimit konsumatorët që kanë borxhe mbi 100 euro ndaj ujësjellësit

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellsit, KRU Gjakova sh.a, njofton të gjithë konsumatorët borxhlinj që kanë borxhe mbi 100 euro të cilët nuk i janë përgjigjur detyrimeve ndaj ujësjellsit, jemi të detyruar ti shkyçim nga rrjeti i sherbimit dhe lënda dërgohet për përmbarim.

Gjithashtu njoftojmë konsumatorët e Rekës së Keqe dhe Lugut të Qarragojës të cilët janë kyçur në rrjetin e ujësjellsit se nga data 01.03.2020 do të fillojë pagesa e regjistrimit në vleren 11.80 euro si dhe do fakturohet uji i shpenzuar. Ftojmë konsumatorët e këtij regjioni që të kryejnë obligimet e tyre, njëkohësisht ju njoftojmë se fakturat do të dërgohen me kohë në adresat tuaja nga lexuesi, gjegjësishtë shpërndaresi i fakturave.

KRU Gjakova sh.a, falenderon të gjithë konsumatorët të cilët i pëgjigjen rregullishtë obligimeve të tyre si dhe ftojmë konsumatorët borxhlinj që sa më pare të kryejnë detyrimet e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme