Kryeinspektori Basri Ibrahimi, në përfundim të mandatit lavdërohet për punën e bërë

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 10:03 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, ka mbajtur konferencë për media në prag të kryerjes së mandatit të tij në këtë institucion, ku ka folur për bënë e bërë duke përmendur të arriturat dhe sukseset, raporton Ekonomia Online.

Ibrahimi tha se vetëm vitin e kaluar në Inspektoratin e Punës janë lajmëruar 125 aksidente në vendin e punës.

“Në momentin që kam ardhur në inspektorat ka qenë një organ më shumë këshillëdhënës se sa vendimmarrës. Ne kemi arritur me ndërtuar një institucion kredibil dhe një institucion që ka pas vendime të cilat nuk kontestohen. Në momentin kur kam ardhur unë nuk është ditë se kush ka qenë kryeinspektoriati i punës”.

“Kur kam ardhur unë ankesat në inspektorat kanë qenë gati krejtësisht të pa përfillshme. Nuk jam i sigurt që lajmërohen të gjitha aksidentet në punë. Vetëm në vitin e kaluar ne kemi pas 125 aksidente në vendin e punës të lajmëruara në inspektorat”.

Ibrahimi shtoi se gjatë vitit të kaluar në tërë Kosovën janë pezulluar rreth 200 punime, e që për këtë ai thotë se nuk ka pas kundërshtime as nga ana e punëdhënësve.

“Ne kemi shqiptuar gjobë edhe nga Feronikelit dhe ndaj KEK-ut. Edhe ndaj drejtorëve të ShSKUK-së por edhe ndaj drejtorëve të arsimit. Imunitet nuk ka pas askush pavarësisht se çfarë pozite ka pas. Në vendimet e inspektoratit të punës nuk ka pas ndikime politike”.

“Në vitin e kaluar ne kemi mbyllë vetëm në Prishtinë 120 punishte e në gjithë Kosovën rreth 200 vendpunishte dhe nuk kemi pas kundërshtime nga ana e punëdhënësve. Sot ne e kemi një bazë të fuqishme ligjore”.

Me rastin e kryerjes së mandatit të tij, Ibrahimi falënderoi edhe mediet për bashkëpunim gjatë gjithë këtyre viteve.

“Qe nga dita e sotme nuk do jem më kryeinspektor dhe ju kanë ftuar që të përshëndetem me ju prej kësaj pozite dhe ju falënderoj për mbështetjen që i keni dhënë inspektoratit të punës”.

“Kontributi i juaj në ngritjen e inpektoriatit të punës ka qenë i jashtëzakonshëm. Për gjithë këto vite që kam punuar jam munduar të jem korrekt ndaj jush. Besoj që puna që kemi bë është në ju dhe opinionit publik që ta vlerësoj”.

Të ngjashme