Kryeshefi i Telekomit publikon rritjen e trendit të performancës ndër vite

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi ka prezantuar rritjen e  trendit të performancës së disa viteve në këtë kompani.

Kjo ka ardhur si përgjigje ndaj ministres së MEPTINIS, Rozeta Hajdari.

Ky është postimi i plotë e Istrefit:

Dita e datës 21 prill ka qenë një ditë shumë stresuese për mua. Në njërën anë, për faktin se gjatë tërë natës së mëparshme një ekip i tanë ishte duke u sfiduar që të rikthente funksionalitetin e platformës që kishe kollapsuar, ndërsa në anën tjetër ishte planifikuar takim i Bordit të Përkohshëm për të diskutuar performancën e Zyrtareve të Lartë të Kompanisë dhe rrjedhimisht një tendencë për shkarkime.

Mendoja me vete ndoshta nuk po arrij të sjelli në pah mjaftueshëm se situata brenda Telekomit është serioze dhe kërkon vëmendjen e aksionarit dhe kjo nuk zgjidhet me ndrime në njerëz por me përkrahje serioze në zhvillim të kompanisë marrë parasysh aktivitetin e saj në kushte të konkurencës.

Më bëri përshtypje komenti i Ministres se MEPTINIS në një intervistë të po të njejtës datë, me u desht një ditë e tërë të e procesoj logjiken që u prezantua e cila u tha që bazohet në evidencë.

Prandaj, më shtyu të prezantoj disa detaje konkrete të trendit të performancës së disa viteve të Telekomit të Kosovës.

(Shihni tabelën e bashkangjitur më poshtë)

Nga tabela shihet se mesatarja e rënies së të hyrave është -14% dhe vazhdon si trend negative nga viti në vite edhe më heret se vitin 2011. Por, ketu dua te theksoj dy fakte:

1. Trendi më i theksuar rënies është viti 2014 (-27% e të hyrave) dhe nëse analizohet pjesa e investimeve kapitale (ref: CapEx) shihet se po në këtë vit kanë filluar investime serioze në teknologji të reja,

2. Trend i theksuar i rënies është viti 2019 (-17% e të hyrave) ndërsa investimet kapitale ka kohë që janë minimale.

Do të thoshte dikush është menaxhim jo i mirë, une e them me kompetence të plotë se është vendimarrja e vonuar. Këtë e bazoj prap në të dy faktet e prezantuara me figura më lartë:

1. Vonesë në vendimarrje nga Aksionari për të filluar investimet në 3G/4G dhe një sërë vendimesh të gabuara në procese të tentimit për privatizim, Strategjia e orientimit në Data e vonuar si vendim në kushte të konkurencës,

2. Është alarmi i dyte që është duke u përseritur si histori e vendimarrjes së gabuar dhe të vonuar. Strategjia këtu është orientimi ndryshe, sepse jemi duke punuar në oqean të kuq (Red Ocean) dhe duhet të fokusohemi në oqean të kaltërt (Blue Ocean). Në këtë fazë, koha është elementi krucial dhe përkrahja serioze e pronarit të Telekomit të Kosovës.

Të gjithë e dini se vitin e kaluar u ballafaquam me vështërësi të shumta në raport me MVNO-në dhe erdhëm deri të shkëputja e kësaj kontrate, por sot jemi në një arbitrazh të dytë me këtë raport. Ne e trajtuam këtë raport me një seriozitet të lartë, madje ishte pika 7 e rezolutës së miratuar nga Kuvendi ku rekomandohet që Qeveria e Kosovës si aksionare të tërhiqet nga kjo marrëveshje. Ndërsa, një ndër pikatë kryesore që sjelli opionin e Auditorit Gjeneral që të vinte në pikëpytje vijimësinë e biznesit të Telekomit ishte edhe raporti me këtë kontratë dhe borgjet e derivuara nga arbitrazhet. Në këtë rast është kruciale vendimarrja në kohë për rishikim të strukturës së kapitalit të kompanisë nga pronari i saj.

Une kam prezantuar një strategji të transformimit të kompanisë në të cilën besoj shumë se do të bënte ndryshim thelbësor në punën e secilit por edhe në rritjen e performancës. Këtu kur them ne punën e secilit është se stafin e Telekomit e konsideroj si nje aset të çmuar të kompanisë, por deri më sot nuk kemi pranuar përkrahje që të vazhdojmë në këtë drejtim.

Sot jemi duke u ballafaquar me një situatë të paplanifikuar të pandemisë, vlerësimet e ndikimit ekonomik të COVID-19 janë shumë variabile dhe lidhen direkt me përparimin e pandemisë. Skenari makroekonomik bazohet në një sërë parashikimesh të GDP-së prandaj është mjaft sfiduese të dihet efekti direkt në profitabilitetin e Telekomit. Prandaj, as një nga ata “Superheroes” nuk do të mund të bënte ndonjë mrekulli pa përkrahjen e pronarit të kompanisë!

Shëndet për juve dhe më të dashurit e juaj

Telekomi i Kosoves është një familje e madhe!

Të ngjashme