Kryetari i OEK-ut: Më 1 qershor pritet që 95 % e bizneseve të jenë aktive

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 15:31 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prej datës 1 qershor pritet që të gjitha bizneset të fillojnë punën, pas lehtësimit të masave të ndërmarra kundër Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në një konferencë për medie.

Rukiqi tha se që nga data 13 mars e kanë përcjellë gjendjen me Coronavirus.  Ai tha së tani ka  filluar hapja me datën 4 maj dhe fazën 18 dhe tash me 1 qershor do të përcillet ky ndryshim tek bizneset dhe cilat janë kërkesat tjera.

“67 ditë kanë kaluar që nga fillimi i masave kufizuese.  Nga data 4 maj pjesa më e madhe e bizneseve kanë rifilluar punë. 40% e bizneseve kanë qenë të mbyllura nga data 4 maj.  Ndërsa nga data 1 qershor pritet të fillojnë 95% e bizneseve aktive”, tha Rukiqi.

Sipas tij në vitin 2019  kanë qenë  8 mijë e 381 biznese aktiven  akomodimin dhe shërbimin ushqimor. Ndërsa dëmi mesatar, sipas Rukiqit për dy muaj ka arritur mbi 40 milionë euro.

Rukiqi foli edhe për Pakon për  Rimëkëmbjen Ekonomike , duke shtuar se kjo pako është  zbatuar minimalisht deri më tani dhe paraqet vështirësi për bizneset.

“Për te gjithë sektorët është me rëndësi të implementohet paga deri më 31 maj. Kjo duhet të zbatohet për muajin maj dhe prill. Këtë masë të re për likuiditet dhe duhet të implementohet  50%  dhe përdoren për kredidhënie shtesë. Vlera e kësaj mase duhet të jetë 50 milion euro”,  theksoi ai

Rukiqi rekomandon rimëkëmbjen dhe transformimin e ekonomisë.

“Propozimet për pakon janë tri elemente të rëndësishme ku është likuditeti, integrimi dhe digjitalizimi. Ne propozojmë 200 milion euro të alokuara të cilat krijojnë 600 miliardë euro. 100 milion duhet të shkojnë për grante. Ajo që po shohim është një ndryshim drejt lëvizjes zingjirore dhe kjo mund të jetë mundësi e madhe e kompanive tona. Na kemi propozuar grante per eksport 20 mijë euro”, tha ai.

Ai shtoi se kredidhënia për rritje të kapaciteteve eksportuese të sektorit  të drurit, metaleve plastikës do të jetë 1% deri 2% interes.

“E fundit është digjitalizimi, ku ka ma shumë fokus të transformohet edukimi që lidhet me ekonominë. Jashtë pakos duhet të ketë masa fiskale dhe jo financiarë. 0% TVSh për imputet e prodhimit që blihen nga prodhuesit vendor, pastaj stimulimi i shopingut brenda vendit. Këto janë masat financiare dhe tatimore”, tha Rukiqi.

Ai tha se te Pakoja Emergjente kemi vonesa.

“Ne kemi biseduar për masat te pakoja dhe do t’i përcillen Qeverisë sepse një pjesë e vendimmarrjes dhe mjetet që futen në sistem nëse ka vendim të parlamentit të 2/3. Të premten do t’i përcillen qeverisë. Gjatë javëve gjendja mund të ndryshojë në disa sektorë do të jetë situata më e vështirë në disa jo”, paralajmëroi Rukiqi.

Të ngjashme