Bordi i Telekomit kërkoi ndihmë nga unë si ministër që të kryej tri veprime

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Ato veprime ishin:

1. Takimi me kryetarin e Gjykatës së Apelit, që t’i sqarojë rëndësinë e lëndës që ka dorëzuar Telekomi dhe për këtë arsye të përshpejtohet procedimi i saj.

2. Takimi me menaxhmentin Dardafone, dhe 3. Të senzibilizojë këtë çështje. Jam angazhuar që të kontaktojë direkt kryetarin e Gjykatës së Apelit dhe menaxhmentin e Dardafonit.

Së pari jam takuar me menaxhmentin e Dardafone. Atyre ua kam bërë të qartë se duhet të çbllokohen llogaritë e Telekomit dhe të takohemi për të bërë një zgjidhje. E gjitha kjo pasi mund të ketë shumë pasoja.

Menaxhmenti i Dardafone në atë takim e ka konfirmuar se do ta diskutojnë në instancat e larta të kompanisë këtë propozim dhe me kaq ka përfunduar takimi.

Tek Gjykata e Apelit jam takuar me kryetarin e saj, Hasan Shala. E gjitha çka kam bërë aty, ka qenë një sqarim se pse duhet të procedohet më shpejt lënda e dorëzuar nga Telekomi . Atij i kam sqaruar rëndësinë e çështjes. Asnjëherë nuk kam tentuar të ndikojë në vendimmarrje të gjykatës. Pra, nuk mund të thotë askush që kam ndikuar në Gjykatën e Apelit.

Tash jemi në një situatë kur duhet të veprojmë menjëherë. Së pari duhet të caktojmë Bordin e ri të Përkohshëm të Telekomit, përderisa konkursi është i hapur për përzgjedhjen e Bordit të Rregullt të Telekomit.

Më pas ne i kemi shqyrtu disa alternativa që unë po i propozoj për të proceduar tutje, pasi na duhet të ç’bllokohen llogaritë.

Alternativat e shqyrtuara deri më tani janë:

1. Marrëveshje për shlyrjen e detyrimit;

2. Të subvencionohet Telekomi për të kaluar gjendjen ekzistuese

3. Kredi Telekomit për të kryer borxhin dhe më pas ata ta kenë përgjegjësi kthimin e kredisë;

4. Të huazojmë mjete nga Qeveria në llogari të Telekomit, mirëpo mjete të cilat duhet të kthehen në Qeveri në një periudhë që caktohet më pas;

5. T’i jepet kredi afatgjate Telekomit në kuadër të Masave të Pandemisë 6. Të shqyrtohet privatizimi i pjesshëm i Telekomit

Të ngjashme