Kuçi kërkon që dokumente që dalin nga Agjencia Kadastrale të jenë të besueshme

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 09:57 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Avni Ahmeti, kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës kanë nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Tarifat e Shërbimeve për Regjistrimin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme, raporton Ekonomia Online.

Kuçi tha se ky dokument është në harmoni me kërkesat dhe shërbimet e agjencisë. Sipas tij, çdo avancim përcillet me akte nënligjore dhe ligjore.

Kuqi ka kërkuar që të ruhet besueshmëria e dokumenteve që dalin nga Agjencia Kadastrale, duke siguruar mbështetje për këtë institucion.

Ndërsa Avni Ahmeti, kryeshef Agjencia Kadastrale e Kosovës, tha se nënshkrimi i këtij udhëzimi duhet të jetë shtysë e ligjit për Kadastrin, raporton EO.

“Falënderoi Ministrin Kuqi për vizitën dhe përkrahjen. Me nënshkrimin e këtij udhëzimi kemi arritur të bëjmë avancim dhe shpresojmë të shtyjmë ligjin për Kadastrin”.

“Ne si Agjenci jemi duke ndjekur rendët e shteteve në rajon dhe jemi në rrugë të mbarë për të qenë lider të kësaj fushe që mbulojmë”.

Të ngjashme