Kuçi: Kërkuam nga “Dardafone” t’i zhbllokojë llogaritë bankare të Telekomit

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 16:00 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, është shprehur se duke pasur parasysh që Telekomi ofron shërbime publike, janë detyruar të marrin veprime në cilësinë e aksionarit.

Kuçi ka raportuar lidhur me gjendjen në Telekom pas bllokimit të llogarive para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike. Ai tha se pas një takimi që kanë pasur me Qeverinë, Telekomin dhe Dardafone kanë kërkuar nga kjo e fundit për një marrëveshje që të paktën deri më 1 tetor t’i zhbllokojë llogaritë bankare.

“Duke pasur parasysh që Telekomi ofron shërbime publike, në këtë situatë jemi detyruar të marrim veprime në cilësinë e aksionarët dhe veprimet nga ne janë takimi ke bordin e Telekomit ku bordi ka kërkuar ndihmën me gjykatën e apelit, takim kreditorin Dardafone”.

“Ne presim që të kemi marrëveshje për amortizimin apo shlyerjen e borxheve  dhe presim studim për alternativat e ardhshme të së ardhmes së Telekomit. Para privatizimit duhet të përmirësohet performanca”.

Kuçi mes tjerash ka thënë se janë në pritje të “Dardafone” për një përgjigje për debllokimin e mjeteve, raporton EO.

“Ne jemi në fazën e pritjes së Dardafone për një përgjigje për debllokimin e mjeteve. Ne në këtë fazë jemi duke gjetur mundësinë e debllokimit dhe që të kryej shërbime në raportet me qytetarët”.

“Deri sot kemi deklarata por daljen prej kësaj zgjedhje nuk. e kemi me shkrim nga Telkomi. Çështja e miqësia në raport me Dardafone parë është deklaratë politike dhe ndërmarrje dhe me dhanë raport për daljen nga kjo deklarata”.

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se pse nuk ka ndodhur më herët, ngase sipas tij, kjo i bie neglizhencë.

“A është ndërmarr diçka që ju e dini dhe a e keni bërë ankesën në gjykatën e apelit dhe kush e ka zgjedhur përmbaruesin”.

“Nëse është dashtë me ndodh moti kundërpadia dhe nuk ka ndodh atëherë ne kemi problem të madh dhe që i bie neglizhencë dhe duhet me ju kthyer të gjithë ish-ministrave se pse nuk ka ndodh kjo kundërpadi”.

Të ngjashme