Kuçi: Me komunat do të bëjmë plane të përbashkëta për projekte në interes të qytetarëve

Gjakovë | 10 Kor 2020 | 12:54 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi ka inspektuar punimet e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, i cili është duke u realizuar në komunën e Gjakovës, raporton Ekonomia Online.

Kuçi deklaroi se ky është një ndër projektet më të rëndësishme që kap shifrën prej 17 milionë eurosh. Ai më tej ka shtuar se me komunat do të bëjnë plane të përbashkëta për projekte në interes të qytetarëve.

“Është një ndër projektet më të rëndësishme në Kosovë. mbi 16 milionë euro që janë dedikuar Gjakovës për trajtimin e ujërave të zeza dhe kanalizimit”.

“Ky është financim i Qeverisë gjermane dhe zvicerane. Do të shqyrtojmë të gjitha projektet që janë në interes për komunën. Do të bëjmë në plan të përbashkët për projektet e ardhshme”.

Kryeshefi ekzekutiv, Ismet Ahmeti, njoftoi se projekti i paraparë te përfundoj në muajin shkurt të vitit 2021 do të përfundoj në tetor të këtij viti.

“Ne jemi të impianti i ujërave të zeza që është i rëndësishëm për qytetarët e Gjakovës. Punimet janë duke vazhduar dhe besojmë se brenda koha të përfundojnë dhe të jenë funksional”.

“Është e paraparë në shkurt të vitit të ardhshme po shpresojmë që do të përfundojnë në tetor të këtij viti”.

Kryetari Ardian Gjini, potencoi se komuna e ka përfunduar pjesën e shpronësimit, kurse financimi është bërë nga Gjermania dhe Zvicra, raporton EO.

“Jemi të projekti për trajtimin e ujërave të zeza ne e kemi përfunduar pjesën e shpronësimit. Është projekt 17 milionësh i financuar nga Qeveria gjermane dhe zvicerane”, tha ai.

Të ngjashme