Kuçi: Plani për rimëkëmbjen ekonomike parashihen lehtësira edhe për ndërmarrjet publike

Gjakovë | 10 Kor 2020 | 12:05 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, së bashku me zëvendësministren Burbuqe Bakija -Deva kanë vizituar ndërmarrjen publike KRU “Gjakova”, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Ministri Kuçi, ofroi mbështetje për ndërmarrjen KRU “Gjakova” si dhe i premtoi përkrahje edhe në investimet kapitale.

Kuçi theksoi se në planin e rimëkëmbjes parashihen lehtësira edhe për ndërmarrjet publike.

“Programi për rimëkëmbje ekonomike është përkrahja për ndërmarrjet. Fonde kemi ndarë më shumë për njësi monitoruese”.

“Ka të bëjë edhe me disa lehtësirë. Buxheti ka kalua në Kuvend dhe është e rëndësishme për tu votuar”.

“Do ta keni përkrahjen. Do të shtojmë buxhetin edhe për projektet që kanë mbetur në gjysmë”, tha Kuçi.

Kryeshefi ekzekutiv KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, njoftoi për projektin e ardhshëm i cili parasheh furnizimin me ujë qytetin e Suharekës, Mamushës dhe Malishevës, raporton EO.

“Synimi jonë është që në të ardhmen Suharekën, Mamushën, Malishevë për t\i furnizuar me ujë. 44 fshatra i kemi kyç në ujësjellës. Uji është cilësor dhe është 100%”.

“Të bashkëpunojmë edhe të tejkalojmë këtë krizë. Po ashtu që edhe rinia të mos dal jashtë vendit”, u shpreh ai.

Të ngjashme