Kuçi thotë se do të shpallen konkurse për ndërmarrjet që kanë borde të përkohshme

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 15:37 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike lidhur me gjendjen në ndërmarrjen “Trepça” dhe ndërmarrjet publike, raporton Ekonomia Online.

Ministri Kuqi ka shpalosur ekspozenë e ndërmarrjes publike “Trepça”, për të cilën tha se mbetet dilemë shkarkimi i bordit të përkohshëm dhe emërimi i bordit të ri.

“Sipas ligjit Qeveria ka aprovuar propozimin nga bordi mbikëqyrës për statutin e shoqërisë aksionare Trepça. Ka dilema për shkarkimin dhe emërimin e bordit Trepça. Pronësia mbi aksionare e Trepçës është e rregulluar në nenin 4 të ligjit për Trepçën. Qeveria mund t’i shkarkoj drejtorët që me arsye besohet që ka bërë shkelje të detyrave të tyre”.

“Në rastin e Trepçës të tjera rrethana Qeveria e kaluar është bazuar në veprime dhe mosveprim e bordit mbikëqyrjes duke dëmtuar imazhin e ndërmarrjes dhe bordit mbikëqyrës. Më 24 shkaktoi një dite para fushatës zgjedhore ka shpallur konkurs për rekrutim të punëtorëve mbi bazën e atyre ministria e ekonomisë ka propozuar shkarkimin e anëtarëve të bordit”.

“…bordi i përkohshëm është emëruar me vendim të qeverisë bazuar në kompetencat e caktuara në Kushtetutën e Kosovës. Kam marrë masa që më takojnë më ligj, rekomandimi për t’i pezulluar ato procedura”.

Kuçi njoftoi se ministria ka ndërmarra iniciativë për shpallje të konkurseve për bordet ekzistuese në të gjitha ndërmarrjet që kanë borde të përkohshme.

“Kam marrë iniciativë për shpallje të konkurseve për bordet ekzistuese në të gjithë ndërmarrjet që kanë borde të përkohshme”, tha ai.

Arbrore Breznica, nga njësia për politikë dhe monitorim në ndërmarrjet publike, së shpejti do të dalin me analizë lidhur me vendimet për emërimet në borde.

“Çështja e Trepçës është me specifike pasi ka ligjin e vet. Nuk precizohen me ligjin e Trepçës  Neni 19 specifikon qartë anëtarët e bordit, kjo pasi ka sjell në konfuzitet Qeverinë e re”.

“Sipas paragrafit 3 Qeveria kur është e informuar për shkelje mund të veproj pa ndonjë rekomandim nga ndërmarrja. Për një kohë te shkurte do të dalim me një analizë. Nuk ka ndonjë rekomandim për shkarkim apo emërim nga ish-ministrja Hajdari. Vendimi i Qeverisë ka thirrje ligjore”, u shpreh Breznica.

Anëtari i komisionit nga PDK-ja, Ferat Shala kërkoi të bëhet ligjshmëria e ndërmarrjes, derisa i vlerësoj të kundërligjshme veprimet e Qeverisë Kurti.

Sipas tij, vendimi për emërimin e anëtareve të bordit nga 9 siç e parasheh ligji, Qeveria Kurti ka emëruar vetëm katër, raporton EO.

“Të dimë jo për emra të përveçëm por për ligjshmërinë. Është e vetmja ndërmarrje me shumë debate e probleme. Mbi ligjin e Trepçës nuk dominon as ligji për shoqëri aksionare. Është e papërgjegjshme që një ministër të thirren në memorandum kur ndërmarrja ka ligj dhe statut të veçantë. Çdo orvatje për të mbuluar këto linja është shkelje për Trepçën”.

“Nga 9 anëtarë që thotë ligji, Qeveria Kurti emëron vetëm 4 nga ata. Ky bord i paligjshëm i përkohshëm, pune te parë e ka shkarkimin e kryeshefit”, tha ai.

Deputeti Shala i ka quajtur shkelje të rënda emërimet dhe shkarkimet në këtë ndërmarrje. Ai kërkoi nga ministria të krijoj trupa për sanimin e gjendjes.

“Ku ndodhë që brenda javës e shkarkon edhe e emëron përsëri anëtar të bordit, kjo është shkelje e rëndë për ndërmarrjen. Nga këto pazare kemi keqmenaxhim zingjiror”.

“Të krijoni trupa për sanimin e gjendjes dhe do të kërkojmë raportim të hollësishëm për shkelësit e ligjit edhe në seancë”, shtoi ai.

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, kërkoi nga deputetët të mos kontestojnë vendimet e Qeverisë, pasi tha ajo se për 100 ditë po gjykohet për ligjin dhe për ndryshimet pas shkarkimeve.

Deputeti nga VV, Hekuran Murati u shpreh se kjo mbledhja e komisionit është thirrur për të bërë shou medial. Siç tha ai deputetet po shfaqin mungesë të njohurive”.

“Kjo është tentativë për të bërë shou mediatik. Ne si deputet mund të kërkojmë mendime dhe interpretime ligjore. Po bëhet shpërputhje mes njohurive dhe ligjeve apo bëhet me qëllim apo ka mungesë të njohurive.

“Kjo mbledhje qenka thirr për tu bërë shoq medial, madje u përmend edhe viktimat e minierës, gjë që është shumë e rëndë për familjen”, tha ai.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj kërkoi të dijë se si mund të shkarkohet bordi duke u marr si arsyetim auditimi. Lekaj kërkoi nga ministri t’i anuloj shkeljet siç e parasheh ligji.

“Me shqetëson fakti se ish-Qeveria ka marrë vendime sidomos në Trepçë. Auditimi bëhet për menaxhmentin, si mund të merret si pretekst auditimi për shkarkimin e bordit”.

“Kërkoj t’i anuloni shkeljet në bazë të ligjit, pasi është çështje serioze dhe duhet të merren vendime të shpejta”, tha ai.

Të ngjashme