68 757 qytetarë kanë aplikuar për rimbursimin e kuponëve fiskalë, më 8 shkurt tërhiqen fituesit

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 15:11 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në tremujorin e katërt të vitit 2017, 68 mijë e 757 qytetarë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e kampanjës për rimbursim nga kuponët fiskal, transmeton Ekonomia Online.

Tërheqja e Numrave Potencial Fitues do të bëhet me 8 Shkurt 2018 nga ora 18:00, në Radio Televizionin e Kosovës, bën të ditur ATK përmes një komunikate.

“Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet që të tërhiqen numrat potencial fitues për TM4 2017. Pas përfundimit të procesit të tërheqjes së Numrave Potencial Fitues, qytetaret të cilët posedojnë Numrin Potencial Fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së”, thuhet në komunikatë

Për më tepër kliko linkun:

https://kuponatfiskal.atk-ks.org/Aplikimi/CreateTemp

Të ngjashme