KUR Gjakova kërkon 12 milionë € për ndërrimin e gypave të azbestit

Gjakovë | 08 Dhj 2017 | 12:07 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka premtuar 12 milionë euro investime për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” në zgjerimin e rrjetit e ndërrimin e gypave të azbestit. Këtë premtim Lluka e bëri gjatë vizitës që bëri sot në këtë kompani në Gjakovë, raporton Ekonomia Online.

Janë gjithsej 120 kilometra me gypa azbesti, që konsiderohen të rrezikshëm për shëndet.

Ministri Lluka u informua nga kryeshefi Ismet Ahmeti rreth situatës aktuale dhe planeve për zhvillim të kësaj ndërmarrje publike.

Ai tha se është bërë punë mjaftë e mirë në këtë ndërmarrje mirëpo ka hapësirë që të avancohet edhe më tej me përkrahje të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe donatorëve të ndryshëm, sidomos në dy projekte shumë më rëndësi.

Lluka premtoi ndihmën e MZhE-së për finalizimin e projektit që dyfishon kapacitetin prodhues nga 500 litra në sekondë në 1000 litra në sekondë, që do të mundësojë mbulimin e krejt qytetit dhe shumicës së fshatrave.

“Pjesa e dytë është shikimi i mundësisë së ndryshimit të gypave rreth 120 kilometra të cilët kanë azbest, të cilat janë të dëmshme. Do të shikojmë mundësinë e financimit, të shohim format e ndryshme, qoftë përmes kredisë, qoftë vetëfinancim. Bëhet fjalë për një investim rreth 12 milionë euro, të cilën do ta shqyrtojmë dhe do ta shikojmë në një kohë katër deri në pesë vite”.

Humbjet në rrjet nga vjetërsia e rrjetit dhe kyçjeve ilegale kanë qenë 70 % në vitin 2011 dhe janë zbritur në 47% këtë vit. “Kjo është arritje jashtëzakonisht e madhe. Mirëpo 47% duhet të ulet në normat e Bashkimit Evropian që është rreth 8 – 12 për qind”, ka theksuar Lluka.

Ndërsa, kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU), Ismet Ahmeti, tha se synim i tyre është zgjerimi i rrjetit dhe shtimi i  konsumatorëve. Ahmeti kërkoi mbështetje nga ministri Lluka që të ndërrojnë rrjetin e azbestit.

“Ne në të ardhmen po pretendojmë të rritim rrjetin të rrisim rrjetin e konsumatorëve sepse kanë nevojë të kenë të gjithë ujë të pijshëm dhe kualitet. Shpresojmë që do të jem bashkërisht”.

“Me rëndësi për neve është që të investojmë edhe më mirë në këtë rrjet, sepse e kemi një rrjet të vjetërsuar…Pa ndihmën e juaj ne nuk mund të bëjmë ndërrimin e azbestit.  Vitin e ardhshëm do të vijmë shiritin fabrikës së re, kjo ka një rëndësi shumë të madhe sepse rritet kapaciteti nga 500 deri në 1000 litra”.

KRU “Gjakova” ka më shumë se 35 mijë konsumatorë. Pas vizitës në kompaninë rajonale të ujësjellësit, Valdrin Lluka vizitoi edhe Fabrikën e Ujit në këtë komunë.

Lluka u shpreh i impresionuar me investimet e bëra në këtë fabrikën. Ai u zotua se do të mundohet që të mbështesin edhe më shumë ujësjellësin në Gjakovë duke zgjeruar rrjetin e ujësjellësit dhe duke ndërruar gypat e azbesti.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoorImage may contain: 2 people, people standing and wedding

Image may contain: sky, ocean and waterImage may contain: 1 person, sitting, screen, office, table and indoor

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Image may contain: 3 people, people standing, ocean, mountain, sky, outdoor, water and nature

Të ngjashme