Kursimet amerikane arrijnë në nivelin më të lartë që nga vitet 80-ta

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Amerikanët janë aq nervozë për gjendjen e ekonomisë sa po grumbullojnë para në bankë me një normë që nuk shihet që nga viti i parë i presidencës së Ronald Reagan.

Zyra amerikane për Analiza Ekonomike ka raportuar se niveli i kursimeve në muajin mars u rrit në 13.1 për qind kurse në muajin shkurt ishte 8 për qind. Kjo është shkalla më e lartë e kursimeve që nga nëntori 1981, ndërkohë që amerikanët kishin rreth 2.17 trilionë dollarë kursime muajin e kaluar.

Konsumatorët janë duke kursyer më shumë para pasi Rezerva Federale uli normat në zero muajin e kaluar dhe nisi programe të shumta kredidhënie në vazhdën e pandemisë COVID-19.

Në një konferencë për shtyp, kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell u pyet për çfarë duhet të bëjnë kursimtarët pasi normat janë në zero dhe ai pranoi se për njerëzit vetëm duke u mbështetur në të ardhurat e llogarisë së kursimeve bankare, nuk do të përfitojnë nga normat e ulëta të interesit.

“Por duhet të kujdesemi për ekonominë e përgjithshme. Normat e ulëta të interesit mbështesin punësimin dhe aktivitetin ekonomik”, shtoi ai.

Megjithatë mungesa e të ardhurave nga interesi nuk po i pengon njerëzit të kursejnë më shumë edhe pse shumë amerikanë po marrin pagesa më të vogla. Qeveria tha gjithashtu të enjten se të ardhurat personale ranë me 2 për qind në muajin mars “për shkak të përgjigjes ndaj përhapjes së COVID-19, pasi qeveritë lëshuan urdhra të qëndrimi në shtëpi”.

Mbi 3 milionë njerëz të tjerë u shtuan në listat e papunësisë, duke kërkuar përfitime papunësie nga paketat e ndihmës dhe duke e çuar totalin në 30 milionë që nga mesi i muajit mars. Kjo është tkurrja më e keqe në ekonominë amerikane që nga recesioni i madh i vitit 2008. 

Të ngjashme