Kurti kundër tërheqjes së parave nga Trusti: Nuk i zgjidhin problemet

Prishtinë | 18 Pri 2022 | 10:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka dalë sot hapur kundër tërheqjes së një pjese të parave nga Trusti, duke thënë se kjo nuk i zgjidh problemet e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se edhe ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtarë kanë deklaruar se tërheqja e një përqindje nga Trusti kanë dhënë mendim të njëjtë.

“Kemi thënë edhe më herët edhe si opozitë në 2020, edhe 2021 në qeveri me Pakon e Ringjalljes Ekonomike e zbusim krizën, mirëpo nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjedhim problemin. Edhe dy ekspertë të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, ka deklaruar Kurti pasi bëri homazhe te busti i Zahir Pajazitit në Prishtinë.

Të ngjashme