Kurti: Në Parkun e Biznesit në Prizren prioritet kanë bizneset prodhuese

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 16:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Parkun e Biznesit në Prizren, ku tha se kjo zonë do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të vendit, raporton Ekonomia Online.

Në këtë zonë e cila është afër përfundimit, do të kenë përparësi bizneset e sektorit të prodhimit.

 “Erdhëm në këtë vend në të cilin po bëhen punimet për hapjen e zonës ekonomike, me gjithsej 82 hektarë prej të cilëve gjysma përafërsisht e kanë të përfunduar infrastrukturën. Në këtë vend ku do të kemi zonën ekonomike të Prizrenit tashmë kanë aplikuar 20 biznese dhe prioritet do të kenë bizneset e ndërmarrjet prodhuese, me ç’rast edhe do të ndalohet tjetërsimi e dëmtimi i sipërfaqeve të cilët janë të përshtatshme ta zëmë për bujqësi, por në anën tjetër do të kemi edhe industri të përziera por gjithnjë pa ndotje”, tha Kurti.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se kjo zonë do të ndihmojë në punësimin e të rinjve.

“Është kryeministri i parë pas tre vitesh që interesohet për zonën ekonomike, me qeveritë e kaluara kemi dërguar shumë kërkesa për pëlqime të ndryshme të cilat na vyejnë këtu edhe për transfere të pronës që kanë mbetur nga AKP-ja, po kemi hasur në vesh të shurdhër dhe tani e kemi një qeveri e cila është interesuar për zhvillim edhe për investime në prodhimtari. Është faza e fundit dhe mendoj që mas shtresës së asfaltit kjo bëhet gati në aspektin e infrastrukturës”.

 “Kemi më shumë se 20 biznese të cilët kanë shprehur interesim të aplikojnë këtu dhe të fillojnë veprimtarinë në këtë zonë. Do të kemi kushte të caktuara po kushti kryesor në fillim do të jetë prodhimtaria dhe punësimi i të rinjve dhe shpresoj që do ta realizojmë shumë shpejt”.

Të ngjashme