Kurti: Në SHBA biseduam me MCC-në për investime prej 200 milionë dollarësh në sektorin e energjisë

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 10:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merre pjesë sot në Forumin e Bizneseve të Diasporës që po mbahët në Prishtinë.

Në këtë forum, Kurti u tha se ka biseduar Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) për investime prej mbi 200 milionë dollarësh në sektorin e energjisë, raporton Ekonomia Online.

Kjo është paraqitja e parë e tij pasi është kthyer dje në Kosovë, pas një vizite 20 ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicër.

“Kam kënaqësinë ta hapi këtë forum të bizneseve të diasporës. Shpresoj të lidhen partneritete bashkëpunimi me Kosovën dhe diasporën. Sot jam kthyer nga Amerika pas dy javësh. Gjatë vizitës atje kemi negociuar marrëveshje me MCC-në për investim mbi 200 milionë dollarësh në sektorin e energjisë. Biseduam rreth mënyrave për avancim të bujqësisë. Prezantuam arritjet ekonomike në Kosovë”, tha ai.

Tutje ai tha se interesat ekonomike të Kosovës i ka prezantuar edhe në Davos të Zvicrës.

“Interesat ekonomike i kam prezantuar edhe në Davos. Kosova është shteti më demokratik. Jemi renditur të parët në Ballkan për sundim të ligjit. Jemi ngritur për 17 vende për indeksin internacional. Viti 2021 ka qenë i zhvillimit ekonomik prej 10.5%. Kemi pas po ashtu  rritje të eksporteve 83.6%, rritje të investimeve të huaja direkte 22%. Kur shohin që nuk ka korrupsion, qytetarët janë të gatshëm të paguajnë tatime. Kemi krijuar 25 mijë vende të reja të punës”, tha ai, raporton EO.

Kurti tutje foli edhe për avantazhet investuese që i ka Kosova.

“Aeroporti Adem Jashari” është me më së shumti fluturime këtë vit. Afërsia e porteve mesdhetare e bëjnë Kosovën vend tregtar. Jemi duke punuar të modernizohen edhe hekurudhat. Kosova ka 650 kompani në fushën e teknologjisë dhe komunikimit. Prej 650 kompanive 10% janë në pronësi të huaj. Gjatë vizitës në Çikago isha dëshmitar i një kompanie që kishte 6000 hektar tokë punuese”.

Kurse, Yll Blakaj kryetar i Rrjetit të Bizniseve të Diasporës në Austri, ka thënë se forume të tilla organizohen nga rrjeti i  biznesit më qëllim të lidhjes së bizneseve nga diaspora me bizneset prodhuese nga Kosova, raporton Ekonomia Online.

 “Jam i nderuar t’u përshëndes dhe jam i kënaqur që jam këtu. Edhe ky takim është bërë tradicional. Kemi shënuar progres në bashkëpunimin e bizneseve nga diaspora dhe Kosova. Nga anëtarësia jonë kemi mësuar se rrjetëzimi po vazhdon në të gjitha vendet e Evropës dhe lidhja e bizneseve po vazhdon me prodhues nga Kosova”, tha Blakaj.


Të ngjashme