Kurti: Themelimi i Fondit Sovran, hap i madh në shndërrimin e ekonomisë në treg konkurrent

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 13:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka mbajtur konferencë për medie dhe ka thënë se miratimi i koncept dokumentit për formimin e fondit sovran është hap i madhe drejtë ekonomisë së tregut konkurrent, raporton Ekonomia Online.

“Sot miratuam koncept dokumentin për fondin sovran. Ky grup ka shumë muaj që është angazhuar për reformën e ekonomisë s ë Kosovës”. “Qeveria duhet ta ndjek këtë koncept dokument për themelimin e fondit. Ky është hap i madhe në shndërrimin e ekonomisë në treg konkurrent. Që ndërmarrja të mos shihen si barrë, por të shndërrohen në krah të fortë të zhvillimit ekonomik”, tha ai.

“Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve themeluam komisioni memorialin me qëllim që Kosova të përfitojë nga fondet e BE-së. Kemi themeluar mekanizmin për punësimin e qytetarëve egjiptian. Kemi emëruar bordet e drejtorëve për kompanitë rajonale”, tha ai.

Kurti tha se sa i përket autoritetit të konkurrencë i kanë dërguar emrat dhe i ftoj të gjithë ta konsiderojnë me prioritet dhe ta votojnë në seancë.

“Sa i përket autoritetit të konkurrencë i kemi dërguar emrat dhe i ftoj të gjithë ta konsiderojnë me prioritet dhe ta votojnë në seancë. Ne kemi mori masash që po i marrim për të ndihmuar qytetarët. Do ta bëjmë edhe reformën e skemës sociale që do të kishë efekt të jashtëzakonshme në Kosovë”,  tha Kurti.

Kurti në këtë konferencë u deklarua dhe për takimet që zhvilloi sa ishte në SHBA.

“Në vizitën që kisha në Amerikë ishte pas 8 vjetëve. Gjatë dy javëve kam pasur numrin më të madh të takimeve. 7 senatorë, 4 demokratë. Kam takuar këshilltarin për siguri të Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe shefën e USAID. Unë kam shkuar për dy gjëra, investime për Kosovën dhe sigurinë për Kosovën. Takime i kam zhvilluar qysh i kam qëllimet. Dilemat u’a ka hequr edhe ambasadori amerikan”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për aplikimin në Këshillin e Evropës.  “Në këtë foltore e kam shpjeguar gjer e gjatë. Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe natyrisht do të ketë kundërshtar. Me shumë vullnet do ta ndjekim dhe shpresojmë pozitivisht për anëtarësim”, tha ai.

Ai foli edhe për faturimin e energjisë elektrike në veri të vendit. Sipas tij, nuk ka alternativë dhe sipas tij, çdo cent i dhënë për rrymën në veri do të regjistrohet si broxh.

“Ne e kemi trashëguar një gjendje të rëndë ku s’ka pasur faturim të energjisë në veri. Nuk ka alternativë faturimi dhe çdo cent i dhënë për veri do të regjistrohet si borxh, ne nuk jemi duke falur para”.

“Por jemi duke e shpëtuar situatën ku në njërën anë është aspekti humanitar që ne nuk dëshirojmë që një rajon të tërë ta shkëpusim nga rrejti energjetik dhe së dyti nuk dëshirojmë të krijojmë pretekste që rrejti energjetik i fqinjit tonë verior që s’na njeh, e s’i pranon krimet në Kosovë, të zgjerohet në Kosovë në emër të humanitetit të tyre”, është shprehur Kurti në konferencë për media, njofton Klankosova.tv.

Kurti tha se marrëveshja për faturimin është e domosdoshme, por sipas tij, një gjë është e qartë se pafundësisht nuk mund të vazhdohet me subvencionimin e energjisë në atë pjesë të vendit.

Të ngjashme