Kurti viziton KEK-un, takohet me menaxhmentin e interesohet për punën e blloqeve

Obiliq | 16 Dhj 2021 | 15:41 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” në Obiliq, pas krizës energjetike në vend.

Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë takuar me menaxhmetin e kompanisë dhe janë interesuar për punën e blloqeve.

Kreu i Qeverisë gjatë së mërkurës ka deklaruar se Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importit të energjisë elektrike, çmimet e së cilës në bursë janë rritur jashtë normales.

Kurti, në një konferencë për media me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Qeveria do ta bëjë maksimumin për furnizim me energji elektrike dhe që të shmanget rritja eventuale e çmimeve.

Të ngjashme