Kurtishaj: Qeveria mori masa pa u konsultuar me bizneset, sa më shpejt të rishikohet buxheti

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 11:59 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sektori privat është ai që e mbush arkën e shtetit dhe për këtë mbyllja e saj do të jetë shkatërrim i ekonomisë dhe vet shtetit.

Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj.

Kurtishaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka deklaruar se kufizimet shkojnë në dëm të vet shtetit. Madje, ai ka kërkuar nga deputetët që sa më shpejtë të bëhet rishikimi i buxhetit në mënyrë që të mbështet sektori privat.

“Çdo mbyllje e ekonomisë do të thotë shkatërrim i punësisë dhe buxhetit të shtetit sepse tashmë e dimë që sektori privat e mbush arkën e shtetit por mbi të gjitha krijon vende të punës për të gjithë të punësuarit e shtetit tonë, andaj mbyllja nuk dërgon në perspektive, por që është shkatërrim për ekonominë”.

“Të gjitha asociacionet e bizneseve duhet të jemi me një zë, qeveria e Kosovës duhet të marrë parasysh kërkesat tona dhe urgjentisht deputetët e Kuvendit ta kryejnë misionin e shenjtë që e kanë që ta mbështesin ekonominë dhe ta rishikojnë buxhetin dhe t’i alokojnë mjetet për të vetmin qëllim që të mbështetet sektori privat”, tha ai.

Masat e Qeverisë janë bërë pa asnjë konsultë me asociacionin e bizneseve. E ky fakt, nuk po i pëlqen Kurtishajt.

Ai thotë se këto vendime është dashtë të merren në konsultim me Odën Ekonomike të Kosovës.

“Kjo nuk është traditë e mirë. Qeveria për çdo vendim që merr që ndërlidhet me ekonominë, sigurisht se duhet të diskutojë me asociacionet e bizneseve. Oda Ekonomike e Kosovës është i vetmi institucion i themeluar me ligj që ka qëllimin e vet të harmonizojë qëndrimet e sektorit privat dhe është partner i Qeverisë”.

“…ndaj OEK-u nuk është i një personi, dhe besoj se Qeveria e din qartë që OEK-u ka organet e veta, Kuvendin që përbëhet nga shoqatat ka kryetarin e saj dhe sekretarin, pra i ka të gjitha mekanizmat”, tha Kurtishaj, teksa tha se vendimi i fundit ka qenë befasues që të marrë vendim për mbyllje bizneseve.

Këto vendime, padyshim se do ta prekin edhe sektorin e Turizmit, për të cilin Kurtishaj thotë se ka qenë më i dëmtuari nga pandemia.

Ruzhdi Kurtishaj, i cili është edhe kryetar i Shoqatës së Transportit rrugor, thotë se masat po respektohet me të madhe në Shqipëri, teksa thotë se Qeveria duhet të bëjë një platformë për vetëdijesim për qytetarët për të përdorur maska dhe jo të shkojë në mbyllje të ekonomisë.

“Sektori i Turizmit është njëri ndër sektorët më të dëmtuar në tërë globin dhe sigurisht edhe këtë pak turizëm që e ka Kosova. Po krijohet një ambient i papërshtatshëm edhe më tutje po krijohet një panik nga ana e Qeverisë me këto vendime për qytetarët. Ne po flasim për turizmin që unë personalisht isha prezent gjatë javës, ku ka një pastërti përfekte, ka një higjienë nëpër restoranteve”.

“Atje po respektohen masat, të gjitha restaurantet po i respektojnë masat. Ne nuk po e kuptojmë, Qeveria duhet të bëjë një platformë për vetëdijesim për qytetarët për të përdorur maska dhe jo të shkojë në mbyllje të ekonomisë sepse mbyllja nuk është zgjidhje por është shkatërrim për vet Qeverinë”, tha ai, teksa tha se ky vit me këto vendime do të jetë vit i humbur për ekonominë e Kosovës.

Të ngjashme