Kusari–Lila: Qeveria gaboi, kufiri duhet të mbyllet për të gjitha produktet serbe

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 13:53 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja Mimoza Kusari-Lila,  tha se efekti i masës shtesë për 10% ndaj produkteve serbe që u vendos dje nga Qeveria, është gabim ngase siç tha ajo më mirë do ishte që të mbyllej tërësisht kufiri për kalimin e produkteve serbe.

“Efekti i vënies së një mase siç e ka quajtur, Qeveria e Kosovës,  masa mbrojtëse për 10% për produktet serbe nuk do të ketë efekt sepse as për së afërmi nuk do të arrijë synimin që ka Qeveria që të i tregoj Serbisë ose ti rivanzhohet për gjithë ofanzivën diplomatike kundër Kosovës që i bën edhe pengesa tjera në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri me tani”, ka thënë Kusari-Lila, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, vendim i duhur nga Qeveria do të ishte mbyllja e kufirit për të gjitha produktet serbe.

“Sikur të analizonte siç duhet,  Qeveria do të merrte një vendim sikur ai vitit 2011, në të cilin mbyllet kufiri në tërësi për gjitha produktet serbe,  dmth dy probleme janë me vendimin e marrë nga Qeverisa Haradinaj,  i pari masa për 10% dhe që kjo taksë mund të i faturohet qytetarëve kështu që në një produkt të shumës 2 euro, shitja 2 euro e 20 cent nuk do vërehet nga qytetarët që do ta paguajnë në fund këtë 10%”.

Sipas saj, duke njohur diplomacinë serbe, gjasat janë që Brukseli do të bëjë presion të mëtujeshëm që të hiqet kjo masë.

Të ngjashme