Kuvendi me Grup Punues për përcaktimin e formatit të raportit financiar të RTK-së

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 10:27 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka formuar Grupin Punues për përcaktimin e formatit të raportit financiar të RTK-së, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit Armend Muja, tha se Grupi Punues mund të ketë edhe anëtarë edhe palë të tjera të interesit.

“Grupi Punues kandidatin e vet do të ia propozojë Komisionit. Nëse mendoni se duhet të ketë edhe palë të tjera në proces a ka vullnetar që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij grupi”.

“Yllza Hoti, Visar Korenica, Verica Ceranic. Në rast se Avdullah Hotin, refuzon mund të shqyrtojmë se anëtare mund të jetë edhe Duda Balje. Mandati kohor i këtij Grupi Punues nuk duhet t’i kalojë 30 ditë”.

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza ka propozuar që Mërgim Lushtaku të jetë anëtar i grupit, ndërsa Pal Lekaj ka propozuar ish-kryeministrin Avdullah Hoti.

Të ngjashme