Kuvendi shpenzoi mbi 8 milionë euro për vitin 2019

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 11:10 | Nga hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, tha se 11 milionë euro ka qenë buxhetit për Kuvendin për vitin 2019, ndërsa janë shpenzuar mbi 8 milionë euro.

Anëtarë të këtij komisioni bënë pyetje ndaj sekretarit, ku kërkuan sqarime rreth shpenzimeve për vitin 2019.

Fatmir Rexhepi nga LDK-ja, ka pyetur pse ka pasur me pak investime kapitale vitin e kaluar.

Ndërsa Mimoza Kusari-Lila kërkoi sqarim për projektet e papërfunduara dhe kërkoi se kush ka qenë përgjegjëse për projektin “Gratë e dhunuara”, projekt për të cilin sekretari Krasniqi tha se ka dështuar si projekt.

Për gjitha këto pyetje, u përgjigj sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, raporton EO.

“Sa i përket pagave, duke pasur parasysh se kuvendi ka pushuar për shkak të shpërbërjes, pagat nga 7 milionë kanë rënë në 6 milionë euro. Kemi kërkuar të blejmë një lift për personat me aftësi të kufizuara por shuma që është mbi 10 mijë euro ka pamundësuar që t’i ndjekim procedurat e nevojshme. Te shpenzimet kontraktuale në vitin 2019 ka kushtuar 19 mijë euro”.

“Sistemi i ngrohjes është në këtë raport, por vetëm ditën shpenzohet dhe normalisht natën. Çdo vit po duhemi të investojmë ne ndërtesën e Kuvendit. Ne nuk kemi zyre as për deputetët dhe ky është halli më i madh. Kemi menduar që pas zhvendosjes së presidencës në objekt te MKRS-së, do të liroheshin shumë zyre, por as kjo nuk ndodhi”.

“Te mëditjet në udhëtime zyrtare kemi paraparë udhëtimi, akomodimi dhe shujtat ditore dhe në këtë drejtim janë rritur shpenzimet në këtë drejtim. Është menduar që komisionet funksionale t’i kenë 10 mijë euro”, tha ai.

Të ngjashme