Lajm i mirë për studentët – Dalin në llogari nga 100 euro

Prishtinë | 24 Qer 2022 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka ekzekutuar këtë të premte pagesat e shtesës prej 100 eurove për studentët.

Në një postim në Facebook, ministri Hekuran Murati shkroi se grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët ministria ka pasur pasur informata të sakta.

“Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare”, tha Murati.

“Prandaj gjatë ditëve në vijim, tha se do të tentojnë të rikonfirmojnë të dhënat për rastet që janë të pakompletuara, dhe “sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur”.

Të ngjashme