Lansohet fondi prej 4 milionë € për mbështetjen e NVM-ve

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 11:15 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka mbajtur konferencë për medie, ku është lansouar Fondin për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme  (NVM) në vlerë prej 4 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Inovacionit, Muzafer Shala ka sqaruar se të gjithë ata që do të aplikojnë për këto fonde lista fillimisht do t’i dërgohet Agjencisë Anti-Korrupsion për verifikim më qëllim të rritjes së transparencës.

“Ne po e lansojmë 3 thirrje  thirrja për ndërmarrje të vogla të mesme. Vlera financiare për këtë skemë është 4 milionë euro. Përfitues do të jenë Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Fushat me prioritet janë sektori privat me qëllim të zhvillimit, prodhim dhe përpunim dhe shërbimet në fushën ndërrmarsisë”.

“Nivelet e financimit janë deri në 30 mijë euro. Niveli i dytë është 70 mijë euro, të drejtë aplikimi kanë të gjitha ndërmarrjet e vogla. Nivelin i 3 është deri në 100 mijë euro dhe përfshinë ndërmarrjet e mesme. Gjatë ditës së sotme do tu dërgojmë ftesë të gjitha palëve të interesit të jenë vëzhgues me qëllim të rritjes së transparencës”.

“Lista preliminare do të dërgohet në Agjensisë Anti-korrupsion me qëllim të rritjes së transparencës”.

Po ashtu, është bërë lansimi i platformës për regjistrimin e biznese të cilat ofrojnë shërbime jashtë vendit dhe kuadrove në diasporë. Me këtë rast ministri ka ftuar bizneset për regjistrim me qëllim të identifikimit të tyre.

“Platforma tjetër është, po kemi problem me identifikuar ndërmarrjet që bashkëpunojnë me jashtë, kjo është me qëllim të rritjes së transparencës kur të kemi aktivitet të kemi ku me pas ku me i indetifikuar. I ftoj bizneset për regjistrimin e ndërmarrjes i ftoj kompanitë t’i regjistrojnë kompanitë”.

Shala i pyetur nëse si ministër në detyrë kanë të drejtë t’i ndajnë këto mjete. Ai ka sqaruar se këto janë fonde të planifikuara më herët, raporton EO.

“Këto kanë qenë të planifikuara për buxhetin e këtij viti, nga viti i kaluar, gjithçka është në bazë të ligjit”.

Të ngjashme