Lansohet fushata “Miqtë e Energjisë”, kërkohet të rriten investimet në efiçencë

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 14:11 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Efiçencës së Energjisë, Instituti për Politika Zhvillimore dhe GIZ kanë lansuar fushatën “Miqtë e Energjisë”, raporton Ekonomia Online.

Burim Ejupi drejtor i INDEP, ka thënë se investimi në efiçencë ka sjellë shumë dobi për shtetin dhe vet bizneset.

“Para 5 vitesh kemi pasur një fushatë të ngjashme të fokusuar te bizneset e vogla ku kemi ndarë disa grande deri në 2500 euro që ideja ka qenë që bizneset të investojnë në masat efiçente. Vetëm vitin e parë kemi ndarë 100 mijë euro, ku nga faturat e energjisë, bizneset kanë përfituar rreth 30 mijë euro, që i bie se kthimi në investime ka qenë 30 për qind”.

“Por çka kanë fituar bizneset është se ato pare që janë paguar faturat e rrymës i ka futur në biznes, ku ka fituar edhe qytetari edhe biznesi, normal edhe shteti përmes tatimit. Kështu që edhe sivjet me përkrahjen e GIZ-it të fillojmë një fushatë për vetëdijesimin e bizneseve që investimi në efiçencë është fitim”, ka thënë Ejupi.

Kryeshefi i Agjencionit të Efiçencës së energjisë, Arsim Guliqi, ka kërkuar nga GIZ-i që të investojë edhe më shumë në efiçencë të energjisë.

“Agjencia është institucion përgjegjës në zbatimin e politikave nacionale për efiçencë të energjisë dhe me miratimin për efiçencë të energjisë, sektorit të biznesit i jepet shumë mundësi që të zhvillohet”, tha ai.

Veit Raisch nga GIZ-i, tha se investimet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, raporton EO.

“Jam i gëzuar që po e fillojmë fushatën sot dhe i lumtur jam që jam pjesë e kësaj fushate. Kjo fushatë do të vazhdoj për 4 muaj të tjerë. Projekti synon përkrahjen e bizneseve të vogla”.

“Jam i bindur se do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me investime të tilla në përkrahje të efiçencës së energjisë”, u shpreh ai.

Të ngjashme