Përditësimi i platformës “EDI” të ATK-së, Murati: Kjo rrit transparencën për gjendjen e bizneseve

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 15:23 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në takimin për përditësimin e platformës të Sistemit Elektronik “EDI” të Administratës Tatimore të Kosovës, u tha se këto ndryshime do të përshpejtojnë dhe lehtësojnë kryerjen e shërbimeve, raporton Ekonomia Online.

Shërbimi i ri elektronik, gjegjësisht deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDI, do t’ju kursejë kohë të gjithë tatimpaguesve, duke ju mundësuar që deklarimin e Pasqyrave Financiare ta bëjnë në mënyrë elektronike dhe vetëm në një vend, pra në ATK, ndërsa në Divizionin Administrativ i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar  (KKRF) do të pajiset me informatat e tilla nga ATK.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kjo platformë shton integritetin e raportimit për gjendjen e bizneseve.

“Përveç digjitalizimit e zvogëlon edhe barrën për Administratën Tatimore, pastaj zvogëlon kohë dhe para, por edhe rrit transparencën dhe mund të bëhen analiza dhe pasqyrime mbi gjendjen biznesore në Kosovë. Dhe krijon një veti të objektivitetit, sepse shton integritetin e raportimit. Pra si tërësi ky modul është vetëm një hap drejt digjitalizimit në ATK, dhe ne si ministri do ta mbështesim çdo projekt të tillë”, tha ministri Murati.

Ambasadori Gjermani, Joern Rohde tha se kjo platforme, është një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit  dhe një arritje që të mundësoj të rritë edhe transparencën e institucionit.

“Është një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të deklarimit të taksave. Bizneset e huaja të cilat dëshirojnë të bashkëpunojnë me Kosovën tani përmes këtij programi mund t’i marrim informatat më në detaje përmes kësaj qasje”, tha Rohde.

Ekrem Hyseni, përfaqësues i ATK-së, gjatë prezantimit të kësaj platforme tha se ATK ka arritur të kryejë digjitalizimin e shumë projekteve dhe shërbimeve nga më të ndryshmet, dhe se edhe kjo platformë do mundësojë të kryhen disa shërbime me lehtë dhe transparenca të jetë e duhur.

“ATK ka arritur të kryej dhe dixhitalizojë shumë shërbime, duke përfshirë këtu regjistrimin e bizneseve, pagesat elektronike, vërtetimin tatimore dhe në këtë kontekst ATK ka bashkëpunuar edhe me institucione tjera dhe me dixhitalizim të punëve të ndryshme. Në këtë kontekst ne kemi standardizu kërkesat nga ATK dhe përmes kësaj platforme u mundësohet qytetarëve krijimin e mundësisë së kryerjes së shërbimeve sa më lehtë, tatimpaguesve po ashtu për menaxhimin e kohës dhe të tjera”, tha Hyseni

Afrim Maloku, kryesues i Këshillit për raportim financiar tha se kjo do mundësojë të bëhen edhe analiza mikro dhe makro ekonomike për institucionet qeveritare.

“Këto shërbime na mundësojnë që të kemi një transparencë të pasqyrave financiare, dhe që në të njëjtën kohë të bëhen analiza makro dhe mikroekonomike për institucionet qeveritare”, tha Maloku.

Të ngjashme