Lansohet Programit për Reforma Ekonomike, Danielsson pret klimë të mirë për investime e treg liberal

Prishtinë | 04 Tet 2017 | 11:14 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson.

Haradinaj, së bashku me Danielsson, kanë bërë lanësimin zyrtar të Programit për Reforma Ekonomike.

Danielsson ka thënë se Kosova ka sfida serioze në reformimin e sistemit të arsimit dhe klimës për investim, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se qytetarët presin të implementohen reformat pasi që ky program është krijuar me synimin që t’i ndihmojë Kosovës për politikat më kredibile ekonomike që ta përmirësojmë jetën e qytetarëve.

“Ky program ndjek qasje të njëjtë më shtete tjera të BE- së.  Kosovës çdo vit i kërkohet t’i dorëzoj planet për buxhetin për reforma ekonomike. Rekomandimet që janë dal nga veprimet e me hershme janë vlerësuar nga shtet e BE-së.

“Kosovës i është kërkuar të lëviz përpara në uljen e infoamlitetit dhe në sektorin e efiqiencës së energjisë. Pamja deri më tani është disi e turbullt. Kosova nuk ka kohë të humbas duhet të dorëzoj programin e vet deri më fund të janarit 2018. Vlerësimi jonë është se duhet të bëhet shume për të arritur kritere. Tregu duhet të jetë më liberal. Masat për sundimin e ligjit dhe klimë më të mirë investime”.

Ai tha se i ka parasysh vështirësitë që Kosova ka në eksport, por ai tha se CEFTA do të ofrojë mundësi të mirë.

“I kam parasysh vështirësitë që Kosova e ka eksportin. Shumica e tyre kanë të bëjnë me pengesat e brendshme që duhet të tejkalohen siç janë barrierat tatimore. CEFTA do të ofroj mundësi të mirë. Kryeministër unë dhe ekipi im presim me padurim të punojmë më ju dhe të japim përkrahjen e pakursyer në këtë agjendë”.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj tha se mirëpret vizitën e Danielsson duke shtuar se programi i reformave ekonomike të Kosovës është program i negociuar me komisionin evropian.

“Reforma evropiane ta përshpejtojmë procesin dhe të konfirmojmë kapacitetin tonë që roli ynë më marrëdhëniet me KE të jenë ato që priten nga ne. Qeveria ka marrë përgjegjësitë në përvetësim të agjendës evropiane të reformës dhe është e gatshme t’i marrë përgjegjësitë për këtë program”, tha Haradinaj.

Të ngjashme