Lansohet skema e granteve prej 2.4 milionë euro për financimin e startupeve

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 11:53 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZhR) ka lansuar skemën e radhës për grante për biznese dhe startupe, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Departamentit për Zhvillim Rajonal në MZhR, Besim Kamberaj tha se ky grant është për financimin e sektorit privat dhe totali është 2.4 milionë euro.

“Kjo skemë është e dedikuar për financimin e sektorit privat, synim është gjenerimi i vendeve të reja të punës dhe zvogëlimi i importeve”, tha Kamberaj.

“Kjo skemë është e ndarë në 3 lote ku totali i grantit është 2.4 milionë euro. Ende jemi në fazë planifikuese por me miratimin e buxhetit skema do të bëhet aktive”, tha ai.

Kamberaj shpjegoi se çdo grant i kërkuar sipas kësaj thirrjeje për propozime duhet të jenë brenda shumave minimale dhe maksimale siç janë të caktuara.

“Loti i parë është për bizneset fillestare që janë ende të pa regjistruara nga 2 mijë euro deri 5 mijë euro, loti i dytë për ndërmarrjet ekzistuese që janë deri në dy vjet nga 5 mijë euro deri 15 mijë euro dhe loti i tretë për ndërmarrjet e vogla që janë mbi 2 vjet punë nga 15 mijë euro deri 25 mijë euro”, shtoi Kamberaj.

“Secili grant i kërkuar sipas kësaj thirrjeje për propozime duhet të jetë brenda përqindjeve minimale dhe maksimale të kostos totale të kualifikueshme për veprim. Për të gjitha lotet përqindja e bashkëfinancimit nga aplikantët duhet të jetë nga 10% deri 40%. Shuma që kërkohet nga Autoriteti Kontraktues nuk mund të jetë nën 60% e kostos totale të projektit”, tha ai.

Të ngjashme