LDK kërkon dorëheqjen e Bordit të ZRrE-së: Me taksa tona Qeveria po i paguan bizneset

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 11:55 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka bërë shkelje të rëndë, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka kërkuar shkarkimin e bordit të ZRRE-së, teksa ka thënë se ky vendim do të shkojë në instanca gjyqësore.

“ZRRE ka bërë shkelje jashtëzakonisht të madhe. Ka vu në lajthitje të gjitha institucionet. Ne kemi pasur dokumentin e saj me 17 janar të vitit 2021. Zyra e Rregullatorit i ka lejuar shtesë të gjithë operatoreve 132 milionë euro të hyra. Qeveria ka vendosur t’i rrisë subvencionet në 90 milionë të hyra. Qeveria me 90 milionë vendos me subvencionu për sektorin privat. Dhe barrën prej 161 milionë euro e lenë te pjesa tjetër e familjeve. Qeveria e 51 për qind ka vendosur që me 90 milionë taksa tona ka vendosur për t’i paguar bizneset”, ka thënë ajo.

“Bordi i ZRRE duhet të japë dorëheqje dhe konsideroj që ky vendim është më diskriminues që ka ndodhur prej institucioneve ndaj qytetarëve dhe do të shkojë edhe në instanca gjyqësore”, ka thënë ajo.

Të ngjashme