Lekaj e Zharku debatojnë për dështimin e projekteve infrastrukturore

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 12:48 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se nuk do të merret me gabimet e ministrave të kaluar për projektet e dështuara dhe të lëna në gjysmë.

“Një çështje që më brengos, i kam gjet në tavolinë çështjet për mos veprimet e juaja. Do të jem i vëmendshëm dhe nuk do marr vendime që dëmtojnë buxhetin e Kosovës. Kemi rrezikuar jo  63, as 14,5 milionë, por t’i kushtojë më shumë buxhetit të Kosovës për gabimet e juaja që janë pluhurosur në sirtarët e MI-së dhe nuk janë zbatuar”.

“Për projektet shkel e shko kemi ardhur në gjendje ta kolapsojmë buxhetin e Kosovës, projekti i Betchel&Enka-s e kemi trashëguar. Nuk hedhur nënshkrim për t’i përmirësuar gabimet e juaja janë organet e drejtësisë që shumë shpejt do të merren”.

Por ish-ministri deputeti i LDK-së, Lutfi Zharku tha  Lekaj nuk ka të drejtë të ankohet për të si ministër, përderisa nuk ndërpret kontratat me punëkryesin e rrugëve të dështuara.

“Nuk na ndodh veç neve rrugët me u rrënuar, kish ndodh edhe në Amerikë me u rrëzuar ura pas 6 ditësh. Me zgjidh këtë problem duhet menaxherin e projektit me largu prej pune, anëtarë e komisionit për komision teknik dhe kompanitë që kanë ndërtuar rrugët mos me ju dhënë tenderë, nëse nuk i merrni masat ndaj atyre që kanë faj nuk keni drejtë të më ankoheni mua”.

Të ngjashme