Lekaj inspekton punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 16:27 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka inspektuar punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë –Pejë, konkretisht në fshatin Zahaq.

Gjatë vizitës, ministri Lekaj u njoh nga afër me zhvillimin e këtyre punimeve si dhe ngecjen e cila ka ndodhur për shkak të pengesës e cila është paraqitur nga shtyllat elektrike të cilat gjenden në këtë pjesë të kësaj rruge.

“Në vizitën e radhës, inspektova punimet për zgjerimin e rrugës në hyrje të Pejës, në fshatin Zahaq. Punimet në atë pjesë të rrugës ishin ndërprerë për shkak të mos largimit të shtyllave elektrike. Me këtë rast ne u zotuam që ato do të largohen dhe të rinisin punimet në rrugë. Kjo do të arrihet përmes bashkëpunimit me KEDS-in, të cilët do të bëjnë largimin e shtyllave elektrike”, ka thënë Lekaj, shkruan EkonomiaOnline.

Lekaj vlerësoi se që nga nesër do të dislokohen shtyllat elektrike të cilat janë në këtë pjesë të rrugës, pasi që është arritur marrëveshja me KEDS-in.

Gjatë këtij inspektimi i pranishëm ishte edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri i cili tha se në bashkëpunim me KEDS, duhet eliminuar shtyllat elektrike të cilat janë pengesë në këtë rrugë.

“ Në këtë pjesë të rrugës janë edhe 78 shtylla të cilat duhet të eliminohen nga rruga, pas arritjes së një marrëveshjes me KEDS-in që të arrihet asfaltimi i rrugës”, ka thënë Muhaxheri.

Të ngjashme