Lekaj në përurimin e rrugës në Cufadol të Gjakovës, thotë se po e realizon premtimin

Gjakovë | 08 Kor 2019 | 13:37 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, ka përcjellë fillimin e punimeve në rrugën e Cufadolit në Gjakovë.

Lekaj tha se kjo rrugë ka qenë e domosdoshme për punime, pasi që e njëjta frekuentohet nga shumë banorë.

“Është projekti i 3-të në Gjakovë me vlerë 1 milion e 234 mijë euro, shumë e lartë për projekte lokale falënderoj kryetarin që ka ndjek gjitha procedurat pa asnjë stërzgjatje. Rruga ka qenë e domosdoshme sepse dhe po e realizojmë premtimin e dhënë para 2 viteve dhe kërkoj nga banorët të jenë më bashkëpunues që të përfundojmë me kohë”, u shpreh Lekaj.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha se pas vitit 2021, në Gjakovë më nuk do të flitet për problemet rrugore.

“Është rruga e tretë që po fillojmë, sot kushdo që ka kaluar këtë e ka parë se çfarë gjendje ka qenë të qasemi në rrugë, është një premtim tjetër që e kemi bërë dhe nuk ka kënaqësi më të madhe që diçka që e kemi premtuar, pastaj edhe vjen dita me e kry këtë rrugë. Sot kemi nis 13 km rrugë, njerëzit po flasin për asfalt, por nuk mundemi me fol për teknologji të lartë kur njerëzit janë në baltë dhe besojmë se në 2021 në Gjakovë nuk do flitet më për rrugë”, tha Gjini, raporton EO.

Lekaj dhe Kryetari Gjini gjithashtu kanë përcjell nga afër përfundimin e punimeve në rrugën Damjan – Bishtazhin.

Të ngjashme