Lekaj për autostradën e Dukagjinit: Nuk do të jetë projekt i klaneve, do të punojmë bashkërisht

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas Junikut, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka marrë pjesë edhe në dëgjimin publik për autostradën e Dukagjinit me qytetarët e Deçanit dhe kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj, raporton Ekonomia Online.

Lekaj i është drejtuar qytetarëve duke i siguruar në zhvillim ekonomik, qasje dhe përfitim në kohë nga kjo autostradë.

“Do dëgjoj me kujdes të gjitha këshillat e juaja dhe të jeni të bindur se ky projekt nuk do jetë projekt i interesit individual, i klaneve, por do jetë projekt që do punohet bashkërisht, do jetë interes i gjithëmbarshëm i Dukagjinit dhe gjithë Kosovës”, ka thënë Lekaj.

Ai ka thënë se numri i fillimit të autostradave deri më tash që nga marrja e mandatit, është më i lartë se çdo herë tjetër.

“Ne po bëjmë punë të madhe gjatë këtyre 15 muajve sepse është punuar për gjashtë autostrada. Kjo nuk ka ndodhë ndonjëherë në historinë e Kosovës. Rëndësia e gjithë kësaj është që ky projekt të mos shikohet si projekt i qeverisë por si një projekt i gjithëmbarshëm”, tha Lekaj.

“Brenda 10 vjetëve Deçani dhe kjo anë do ta marrë hovin e zhvillimit ekonomik dhe turizmit”, tha Lekaj.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka numëruar disa nga projektet e deritanishme dhe projektet që planifikohen për të ardhmen.

“Edhe pse kemi pasë shumë problematika, ne kemi fillu me këtë autostradë që nga kilometri i pestë. Vitin e kaluar kemi pasë dy kontrata me ministrin që janë infrastrukturë lokale në vlerë prej 18 milionë euro. Kur të miratohet buxheti i Kosovës është në projektim rruga e qendrës së Deçanit”, ka thënë Ramosaj, raporton EO.

Musa Ismajli, inxhinier, ka thënë se i gjithë projekti do të kushtojë rreth një miliard euro.

Të ngjashme