Lekaj thotë se do të lejojë qasje në kontratën për autostradën “Ibrahim Rugova”

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 12:24 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është zotuar se do të lejojë qasje në kontratën për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, kjo pas vendimi të Gjykatës ndaj kërkesë së Lëvizjes Fol për qasje në dokumente në rrugën Morinë-Merdare, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi këtu si institucione të Kosovës që të respektojmë çdo vendim të gjykatave”, tha ai.

Këto komente ai i bëri pas takimit që pati me Ermina Lekaj-Perlaskajn, deputete në Parlamentin e Kroacisë.

Lekaj tha se ne takim u bisedua për raportet në mes të dy qeverive përkatësisht mes të dy ministrive të infrastrukturës

“U dakordu që të kem vizita të ndërsjellat, asnjëherë nuk e lamë anash komunitetin shqiptar që veproj në Kroaci. Ne krenoheni me komunitetin shqiptar që ka qenë çdoherë afër Kosovës sidomos gjatë kohës së luftës, por edhe sa janë të interesuar që të ndihmojnë Kosovën”.

“Qeveria e Kosovës ka interesim të ketë raporte të ngushta me Kroacinë sepse kemi mësuar shimë nga qeveria kroate dhe kemi përjetuar së bashku me të keqen të mundshme, d.m.th luftërat”.

Deputetja në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Perlaskaj tha se  vizita  ka qenë miqësore.

“Vizita ishte miqësore dhe kemi biseduar për një bashkëpunim të ngushtë mes Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës dhe Kroacisë”, tha ajo.

I pyetur nëse janë në lidhje farefisnore në mes vete ministri Lekaj tha se s’kanë asnjë lidhje familjare mes vete vetëm se kanë mbiemrin e njejtë.

????????????????????????????????????

Të ngjashme