Lekaj u kërkon falje qytetarëve për vonesat në rrugën Milloshevë-Mitrovicë

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 15:01 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka vizituar  segmentin rrugor Milloshevë-Mitrovicë të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, me ç’rast u njoftua për së afërmi me arsyet e ndërprerjes së punimeve.

Lekaj, duke folur për ecurinë e punëve në këtë segment, që janë përcjellur me problem të caktuara, ka thënë se ky  segment është i domosdoshëm për qytetarët e kësaj ane, duke përfshirë Mitrovicën,Vushtrrinë dhe zonat që kanë qasje në këtë segment që e lidh me Prishtinë.

“Ne jemi  zotuar se do të kërkojmë nga kompanitë që të jenë serioz në kryerjen e obligimeve, për çka janë zotuar dhe kanë nënshkruar kontratat. Ky segment i domosdoshëm për qytetarët e kësaj ane, duke përfshirë Mitrovicën,Vushtrrinë dhe zonat që kanë qasje në këtë segment që e lidh me Prishtinën dhe zonat e tjera, është stërzgjatur  dhe mund të them se njësia implementuese për përzgjedhjen e kandidatëve është stërzgjatur për tri vite”, tha Lekaj, transmeton EkonomiaOnline.

Ai ka kritikuar  kompanitë kontraktuese, të cilat sipas tij, kanë stërzgjatur punimet që janë dashur të kryhen para dy viteve.

“Kjo është për keqardhje dhe ne u kërkojmë falje qytetarëve për këtë. Ky segment është dashur të kryhet para dy vitesh, prandaj ne zotohemi që këtë vit do të fillojnë punimet, sepse janë tri fonde huamarrëse që do ta ndihmojnë realizimin e këtij projekti: fondi islamik i Bankës islamike ,fondi për zhvillim ndërkomkombëtar, që po ashtu është nga shtetet islamike dhe fondi i Arabisë Saudite”, ka theksuar Lekaj.

Në këtë drejtim ne kemi biseduar me ambasadorin  Rexhep Boja, i cili më është zotuar se do të merret me këtë çështje dhe më ka thënë që projekti është miratuar dhe se janë ndarë fondet dhe se, perveç kësaj, është ndarë një fond shtesë  për këtë projekt.

Ka mbetur vetëm që nga ana e Ministrisë ta konfirmojmë  se ne do zotohemi që do t’i kryejmë obligimet tona.

Të ngjashme