Lëshohen në qarkullim edhe 1.5 kilometra në Veternik, Abrashi paralajmëron investime shtesë

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 12:19 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

1.5 kilometra janë lëshuar për qarkullim në rrugën e “Veternikut”, në Prishtinë, e cila ka kushtuar 1.5 milionë euro me punë shtesë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se kjo rrugë do të jetë arterie e kryesore për kryeqytetin, madje ai ka paralajmëruar se në këtë pjesë do të bëhen investime shtesë.

“Është me të vërtetë një arterie për Prishtinën ku brenda ditës qarkullojnë mijëra vetura dhe tani po merr formë pas një investimi të madh, pastaj edhe një investim shtesë sepse jemi detyruar që të ndërhyjmë me punë shtesë”.

“Pas një periudhe shumë të gjatë dhe pas disa vite pritje që të kryhen disa pjesë teknike, do të marrë formë të shkëlqyer”, tha Abrashi.

Abrashi tha se do të ndërhyjnë edhe në disa pjesë tjera të kësaj rruge për t’i asfaltuar.

“Të gjitha siguritë i kam marrë që këto punë kanë përfunduar dhe ne do të shkojmë përtej saj, do të bëjmë një projekt shtesë ku do të vendosën pilot shtesë nga muri thjeshtë për një siguri me të madhe për qytetarët”.

“Do të ndërhyjmë edhe në pjesët tjera për asfaltim në dy korsitë tjera. Inxhinierët e ministrisë janë duke punuar për ndërtimin e një ure e cila do ta lidh lagjen Kalabria me lagjen e Spitalit, por që janë projekte afatmesme e që kemi filluar t’i projektojmë”, tha Abrashi.

Mal Lokaj drejtor i menaxhimit të rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës tregoi arsyet pse është vonuar kjo rrugë, raporton EO.

“Kanë ndodhur rrëshqitje të dheut ku janë ndërtuar mure para tyre dhe për shkak të ndërhyrjeve të palëve të treta, pikërisht firmave ndërtimore e kanë ngacmuar terrenin afër murit dhe kësisoj janë vonuar punimet”, u shpreh ai.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se kjo rrugë do të jetë arterie e kryesore për kryeqytetin.

Të ngjashme