Ligji për Gjykatën Komerciale pritet të hyjë në fuqi në janar të vitit tjetër, synohet nxitja e investimeve

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 12:01 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka organizuar tryezën e diskutimit me zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, me temën ndikimi i Gjykatës Komerciale në nxitjen e investimeve, raporton Ekonomia Online.

Sallahu me këtë rast tha se janë diku rreth 2 260 lëndë të reja të kontesteve, duke mos llogaritur ato të mëparshmet që presin për t’u zgjidhur. 

Sipas tij, në drejtësinë komerciale nga 12 persona që shërbejnë, me krijimin e Gjykatës Komerciale ky numër do të rritet në 97.

Mirëpo se a do të hyjë në fuqi Ligji me 1 janar të vitit 2022, Sallahu tha se duhet një konsultim paraprak me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.

“Arsyeja tjetër pse e kemi trajtuar këtë Projektligj ka qenë se në departamentin ekonomik janë vetëm 50 gjyqtarë dhe janë 2 260 lëndë të reja përjashto lëndët e vjetra që ekzistojnë. Kemi paraparë bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor dhe kjo e  lehtëson zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet bizneseve dhe tregon një qasje të re të MD-së për të bërë biznes të rriten investimet e huaja”.

“Vet rritja e numrit të zgjidhjes së lëndëve e percepton interferimin e gjyqtarëve për të administruar. Numri do të jetë 97 duke përfshirë me gjyqtarë, e kemi buxhetin dhe kemi paraparë që brenda mundësive buxhetore të parashohim që disa para që i kemi brenda MD-së t’i bartim dhe t’i zgjidh rastet sa ma shpejtë që është e mundshme. Më duhet të marr një konsultë nga ministri Hekuran Murati dhe nëse kemi para nga donatorët, qeverisë dhe jemi të interesuar që me 1 janar të hyjë në fuqi por duhet një konsultim me ministrin dhe a kemi buxhet që lidhet me inkuporimin e stafit, kryetarin e Gjykatës”.

“Te prokurimi publik mendoj që fshihet mirëpo nëse duam me specifikuar ende e kemi mundësinë sepse ligji është miratuar në Komision dhe shumë shpejt kalon në lexim të parë”, tha Sallahu.

Arian Zeka nga OEAK tha se zbatueshmëria e kontratave nuk ka pasur aspak progres, derisa shtoi se rritja e sigurisë në vend do të mundësoj tërheqjen e investitorëve nga jashtë.

“Për fuqizimin e Ligjit dhe zbatimin e kontratave është njëra prej çështjeve që kemi parë pak progres, indikatori i zbatueshmërisë së kontratave nuk ka pasur progres pak dhe rritja e sigurisë të ndikojë në tërheqjen e investimeve të jashtme në vend. Ka qenë propozim i Odës që të jetë një mekanizëm që të merret me trajtimin e natyrës komerciale”.

Ardi Shita jurist, nga OEAK tha se ministria e ka mbështetjen e tyre në zbatueshmërinë e kontratave, raporton EO.

“Kemi pasur shumë zhvillime dhe ndërrime të qeverive, por tash veç se po e shohim se po bëhet realitet, sektorin privat dhe neve si Odë do të na keni mbrapa sa i përket edhe zbatueshmërisë së kontratave”.

Të ngjashme