“Ligji për veteranët ka rritur joaktivitetin e popullsisë në punë”

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Joaktiviteti i qytetarëve po shihet si problemi kryesor që po e pengon tregun e punës dhe gjë që po shfaqet përmes statistikave të nivelit të papunësisë.

Sipas Jeton Mehmetit nga Instituti GAP, Ligji i Veteranëve ka ndikuar në informalitet dhe dukurinë e informalitetit.

Kjo sepse, sipas tij, Ligji duke qenë i përpiluar si i tillë që kushtëzon përfituesit të mos jenë në marrëdhënie punë atëherë ka bërë që shumë të rinj, të cilët kanë aplikuar për statusin e veteranit, të heqin dorë nga puna.

“Nëse një person dëshiron të përfitojë pensionin e veteranit atëherë duhet të heqë dorë nga puna dhe kjo ka ndikuar që shumë të rinj të heqin dorë nga puna në mënyrë që të përfitojnë. Atëherë, nëse doni që përmes ligjit të punës ta rregulloni, atëherë duhet që rregullimi i përfituesve nga ligji i veteranëve”, ka thënë Mehmeti.

Të ngjashme